LajmeMaqedoni

Pse u rrit numri i fëmijëve me infeksione respiratore “dimërore” në mes të verës në RMV?

nfeksioni virusal që ishte shkaktari që pesëdhjetë fëmijë në Gjevgjeli, por edhe një numër i madh i fëmijëve të kërkojnë ndihmë në Klinikën e fëmijëve në Kozle, në fakt, nuk ka asnjë lidhje me Kovid-19, por me të ashtuquajturin „borxh imunitar” të krijuar nga mosekspozimi i paraprak ndaj patogjenëve 

Shkruan: Mirosllava Burns, Vërtetëmatës

Mediat botërore, si dhe autoritetet shëndetësore maqedonase raportojnë për një numër të rritur të fëmijëve me infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, që nuk kanë të bëjnë me Kovid-19, por që janë si pasojë e mosshkuarjes së fëmijëve në shkollë për një kohë të gjatë për shkak të pandemisë me Kovid-19 dhe kufizimit të kontakteve shoqërore.

I pari që lajmëroi për një gjendje të tillë ishte Spitali në Gjevgjeli, ku gjatë tre javëve të kaluara për shkak të bronkitit ose problemeve të rrugëve të frymëmarrjes kërkuan ndihmë deri në 50 foshnja dhe fëmijë të moshës 5 dhe 6 vjeç, ndërsa disa prej tyre duhej të dërgoheshin në Shkup dhe t’ju mundësohet trajtim me oksigjen.

Një ekip nga Klinika e fëmijëve u dërgua për të inspektuar dhe për të përcaktuar shkaqet e paraqitjes së këtyre rasteve.

“Ajo që bëmë ne si ekip ishin analizat shtesë si krahasim i masave dhe protokolleve tashmë të ndërmarra këtu në spitalin e Gjevgjelisë. Rezultatet shtesë u morën nga ne. Antitrupat do të përpunohen më tej për një reagim të mundshëm post-kovid, do të bëhen analiza serologjike, di-dimerët dhe do të bëhet një paletë e plotë respiratore dhe kështu do mund të përcaktojmë se për çfarë bëhet fjalë më saktësisht. Nga ana tjetër, ngjashëm si tek ne, edhe në botë po raportohet për raste të këtilla- pra imuniteti i fjetur i fëmijëve, nxorri në dukje se lëvizja nëpër mjediset e mbyllura, siç janë kopshtet e fëmijëve, ndikoi që patologjia normale që zakonisht ndodh në muajin mars të ndodhë tani në muajin korrik, jo vetëm në Gjevgjeli, por edhe në qytetet e tjera, edhe në Klinikën në Kozle. Fëmijët me varësi të lehtë nga oksigjeni janë stabil”, tha pas vizitës në spitalin e Gjevgjelisë, Dr. Aspazija Sofijanova, drejtoreshë e Klinikës për sëmundjet e fëmijëve.

 Të nesërmen autoritetet shëndetësore informuan se te të gjitha 50 rastet është konstatuar një infeksion virusal i zakonshëm, që nuk ka aspak të bëjë me Kovid-19.

“Bëhet fjalë për një infeksion virusal. Ajo që kemi dashur të konfirmojmë, pra të përjashtojmë, është nëse ka ndonjë lidhje me Kovidin. Prandaj, të gjithë fëmijët iu nënshtruan analizave serologjike të gjakut për të parë nëse kishin antitrupa dhe nëse e kishin kaluar Kovidin në mënyrë asimptomatike gjatë vitit të kaluar. Nuk ishte ashtu. Asnjë nga fëmijët nuk ka antitrupa, dhe pika e dytë që u shqyrtua ishte pse ndodhi tani, në një numër kaq të madh dhe në një rajon. Por pas informacionit se ka një numër të madh të fëmijëve edhe në spitalin në Kozle, është e qartë në një farë mënyre po reagon sistemi imunitar, për shkak se fëmijët kanë qenë të izoluar në shtëpi për një kohë të gjatë dhe tani vijnë në kontakt me patogjenët dhe kështu dhe në këtë mënyrë sistemi imunitar detyrohet të reagojë. Pra, nuk ka vend për panik, e rëndësishme është që nuk ka asnjë lidhje me Kovidin, imunitetin, reagimin, kështu që bëhet fjalë për një infeksion i thjeshtë virusal”, tha Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Deri te rritja e numrit ka ardhur për shkak të daljes së fëmijëve nga izolimi.

“Fëmijët lëvizin, vijnë në kontakt me patogjenët dhe kështu e detyrojnë sistemi imunitar të reagojë. Nuk ka vend për panik. Nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me Kovidin, për sa i përket reagimit imunologjik. Pra, bëhet fjalë për një infeksion të thjeshtë virusal”, tha ministri.

Edhe në botë situata është e njëjtë. Infeksione respiratore tek më të rinjtë po raportohen gjithkund. „Gardian“ publikoi se në Zelandën e Re fëmijët po sëmuren për shkak të „borxhit imunologjik“ si pasojë e Kovidit. Gazeta shkruan se për shkak të karantinimit fëmijët për një kohë më të gjatë nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj viruseve dhe baktereve, prandaj tani sistemet imunitare të tyre vuajnë pikërisht pas lehtësimit të masave. Spitalet në Zelandën e re po paguajnë tatimin për imunitetin që e shkaktuan kufizimet, me reparte plot me fëmijë që vuajnë nga infeksione respiratore.

Në Wellington në spital ndodhen 46 fëmijë me sëmundje respiratore, përfshirë këtu edhe me virusin sinsicial. Një pjesë e tyre kanë nevojë për trajtim me oksigjen, disa pediatër, për „Gardian“ sqarojnë se ky numër i madh është rezultat i asaj që për shkak të karantinimit dhe izolimeve si pasojë e pandemisë me Kovid-19 njerëzit nuk kanë zhvilluar imunitet ndaj viruseve të tjerë e që tani po shkakton një shpërthim të rasteve.

Epidemiologu Michael Baker e shpjegon fenomenin, duke e përdorur metaforën për zjarret në pyje.

“Nëse një ose dy vite radhazi nuk ka rënë zjarrë, në tokë ka më shumë material, që do i përfshijnë flakët e ardhshme. Kur pas kësaj të ndizet zjarri, ai do digjet me më shumë fuqi. Ajo që po shohim tani në fakt janë një numër i madh i fëmijëve që nuk janë ekspozuar, e ky pra është reagimi i tyre i parë pas kontaktit me virusë që më parë nuk i kanë kontaktuar”, tha Baker.

„Gardian “ sqaron se masat e ndërmarra për mbrojtje nga Kovid-19 nuk mbrojnë vetëm nga Kovidi por e shtypin edhe përhapjen e sëmundjeve të tjera që përhapen në mënyrën e njëjtë, përfshirë këtu ftohjen edhe gripin. Në Zelandën e Re mbylljet e dimërave  të kaluar shkaktuan që numri i rasteve me grip të bie për 99.9%.

Profesori i Fakultetit të mjekësisë dhe ish ministër i shëndetësisë, Dr. Dragan Danillovski, për „Vërtetmatësin“ thotë se mikroorganizmat të cilat i shkaktojnë infeksionet respiratore pas lirimit të masave restriktive janë si të „lëshuara nga kafazi“. Ai shton se të gjithë viruset dhe bakteret respiratore, në mesin e të cilëve edhe ato të gripit, ftohjes dhe virusi sincicial, deri më tani kanë qenë të fjetur për shkak të masave dhe kjo po ndodh në të gjithë botën – në Australi, Britani të Madhe, SHBA dhe Zelandë të Re, ku ka epidemi të vogla të infeksionit.

Tek fëmijët koronavirusi zakonisht kalon asimptomatikisht, gjë që nuk do të thotë se komplikimet pas kovidit nuk janë serioze. Prandaj autoritetet shëndetësore kanë përjashtuar mundësinë që infeksionet e frymëmarrjes specifike të dimrit, të cilat ndodhin në mes të verës, të jenë komplikime pas kovidit.

Kjo mundësi u eleminua sepse asnjë nga fëmijët nuk kishte zhvilluar antitrupa, një sinjal që tregon se ata nuk kanë kaluar një infeksion me Kovid-19. Infeksioni virusal që ishte shkaktari që pesëdhjetë fëmijë në Gjevgjeli, por edhe një numër i madh i fëmijëve të kërkojnë ndihmë në Klinikën e fëmijëve në Kozle, në fakt, nuk ka asnjë lidhje me Kovid-19, por me të ashtuquajturin borxh imunitar” të krijuar nga mosekspozimi i paraprak ndaj patogjenëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close