LajmeMaqedoniTopLajm

Drejtori HMV, Adnan Azizi pret në takim ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, Henrik Markuš

Drejtori i hekurudhave të Maqedonisë së Veriut Adnan Azizi ka pritur në takim ambasadorin e Sllovakisë Henrik Markuš. Azizi dhe Markus u zotuan në intensifikimin e mardhënieve mes hekurudhave të dy vendeve dhe vazhdimin e takimeve të tilla edhe në të ardhmen, shkruan TOP24.
Krahas drejtorit Azizit në takim mernin pjesë edhe dy drejtorët ai për punë financiare dhe ekonomike, z. Valon Bela dhe drejtorin e Tërheqjes dhe Mirëmbajtjes së Trenave, z. Sashko Angelovski.TOP24
“Drejtori gjeneral i HRMV – Transport, z. Adnan Azizi bashkë me drejtorin për punë financiare dhe ekonomike, z. Valon Bela dhe drejtorin e Tërheqjes dhe Mirëmbajtjes së Trenave, z. Sashko Angelovski pritën në takim ambasadorin e Republikës së Sllovakisë, Shkëlqesinë e tij, Henrik Markuš.
Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit mes Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut dhe Hekurudhave të Sllovakisë. Ambasadori Markuš shprehu gatishmërinë për forcim dhe intensifikim të marrëdhënieve të mira mes Hekurudhave të të dy vendeve.
Drejtori Azizi dhe Ambasadori Markuš u dakorduan që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.????” thuhet në kumtesën e Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close