
Zgjedhjet komunën e Qendrës Zhupë duket të jenë më sfiduese se çpritej si për banorët e qendrës Zhupë ashtu dhe për vet qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe për KSHZ-në, shkruan TOP24.
Komuna e qendrës Zhupë që nga krijimi i saj si qendër nuk ka pasur mundësinë të ketë një kandidat ashtu siç është kandidati i këtyre zgjedhjeve Shahin Shaqir shkruan TOP24.
Shaqir është inxhinjer i diplomuar sidhe është i dëshmuar për korektësinë dhe ndershmërinë e tij si administrator i kësaj komune. Shaqir është njohës i mirë i problematikave kyqe të zonës ku jeton e banon bashkë me familjen e tij.
TOP24 ka kontaktuar me kandidatin Shaqir me të cilin vizituam disa nga zonat ku Shahin Shaqir flet për vizionin e tij dhe krijimin e kushteve për të mos ikur rinia por të krijohen mundësi që ata të kthehen me investime në vendin e tyre
I pyetur se çfarë ka në plan ai tha ” Dua të je model i punës me nderë dhe hallall, ikam hyrë garës se më dhimbset vendi im, po më mungojnë të rinjtë dhe mbushem me lot kur shoh që ata ikin nga vendi ynë. Ju premtoj që kjo komunë ka kapacitete dhe energji që të jetë një destinacion i zhvillimit të turizmit malorë, kushteve për blegtori, infrastrukturë adekuate dhe pa dyshim ajo që është më e rëndësishmja arsim cilësorë dhe të papolitizuar” tha Shahin Shaqir për TOP24.



