LajmeMaqedoni

Protestë e bujqve të Strumicës, specat e ajvarit në vend të tregut, përundojnë në rrugë

Bujqit nga rajoni i Strumicës edhe sot protestuan për shkak të çmimit të ulët blerës së specit të ajvarit.

Mbi njëqind kultivues u mblodhën te kryqëzimi për fshatin Robovë, duke kërkuar rritje të çmimeve dhe blerje të sigurt të prodhimit.

Ata thonë se 25 denarët e ofruar për kilogram nuk i mbulojnë shpenzimet e prodhimit dhe kërkojnë çmime fikse të blerjes gjatë gjithë sezonit.

Ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski, pati takim me ta dhe tha se shteti nuk e përcakton çmimin e tregut, por ka obligim të sigurojë blerje ligjore, transparente dhe të parashikueshme.

Ai porositi se do të kryhen kontrolle të përditshme në pikat e blerjes dhe se çdo parregullsi do të sanksionohet.

Bujqit paralajmëruan se, nëse nuk ka zgjidhje, do të vazhdojnë me bllokada dhe protesta të reja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close