BotaLajme

Protesta kundër grushtit të shtetit, forcat sudaneze hedhin gaz lotsjellës

Mijëra protestues janë mblodhur kundër një marrëveshjeje që bëri që kryeministri civil të rikthehej në detyrë pas një grusht shteti ushtarak muajin e kaluar. Mediat e huaja shkruajnë se policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të mbajtur nën kontroll turmën e njerëzve.

Shefi i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan nënshkroi një marrëveshje të re për ndarjen e pushtetit me kryeministrin Abdalla Hamdok, pasi e liroi atë nga arresti shtëpiak.

Protestuesit hodhën slogane anti-ushtarake dhe kritikuan marrëveshjen që u nënshkrua javën e kaluar. Kërkesat e tyre janë lirimi i të arrestuarve politikë dhe hetimi për vrasjen e protestuesve.

Lëvizja pro-demokratike e Sudanit e hodhi poshtë marrëveshjen duke qenë se nuk përmbushte kërkesat e tyre për sundim të plotë civil dhe akuzoi Hamdokun se e kishte lejuar veten të shërbente si një gjethe fiku për sundimin e vazhdueshëm ushtarak.

(f.i/dosja.al)

Related Articles

Back to top button
Close
Close