LajmeTeknologji

Probleme me Messenger e Instagram, Facebook: Po punojmë për t’i kthyer në nomalitet sa më shpejt

Facebook Inc tha të enjten se disa përdorues patën probleme kur dërgonin mesazhe në Messenger e Instagram. “Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Uebfaqja që gjurmon ndërprerjet, Downdetector.com, tregoi se pati më shumë se 1,800 incidente nga njerëzit që raportuan probleme me Messenger dhe 350 raporte për Instagramin.

Të mërkurën, Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së dhe pothuajse çdo shtet i SHBA-së ngritën padi kundër Facebook, duke thënë se ai përdor strategjinë “blije ose varrose” për të kapur “në fluturim” rivalët dhe për të mbajtur larg konkurrentët më të vegjël.

Related Articles

Back to top button
Close
Close