LajmeRajon

Princ Leka dhe Elia Zaharia publikojnë foton e parë familjare me Geraldinën në krah

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia , kanë ndarë për herë të parë fotot e para familjare, disa ditë pas u bën për herë të parë prondër të një vajze.

Ka qenë Elia Zaharia e cila ka ndarë fotot në rrjetet sociale ku krahas tyre ka shkruar se të të qenit prind është një bekim.Ajo thotë se të dy po shijojnë çdo moment me vajzën, sakaq ka shpjeguar dhe emrin e veçantë të saj.

Zaharia thotë se vajza e tyre ka ardhur në jetë pikërisht në ditën kur para 18 vitesh Mbretëresha Geraldine humbi jetën.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine.

Të qenit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë,
Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë” – shkruan Elia Zaharia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close