LajmeSport

Man United e mendon shkëmbimin Rashford-Kone

Manchester United po shqyrton mundësinë e përfshirjes së Marcus Rashford në një marrëveshje shkëmbimi për të siguruar transferimin e mesfushorit të Romës, Manu Kone, raportojnë mediat britanike dhe italiane.

Sulmuesi anglez ka edhe dy vite kontratë me “Djajtë e Kuq”, por e ardhmja e tij në “Old Trafford” mbetet e paqartë. Rashford ka zhvilluar 426 ndeshje me fanellën e Manchester United, duke realizuar 138 gola dhe 79 asistime.

Sezonin e kaluar, 28-vjeçari ishte i huazuar te Barcelona, ku regjistroi 14 gola dhe 14 asistime në 49 paraqitje. Megjithatë, shpresat për të vazhduar qëndrimin në “Camp Nou” morën fund pas transferimit të Anthony Gordon nga Newcastle United te kampioni spanjoll.

Pas përfundimit të aventurës në La Liga, Rashford u shpreh mirënjohës për periudhën e kaluar në Barcelonë, duke theksuar se do ta kujtojë gjithmonë me emocione atë eksperiencë.

Sipas “The Mirror”, Manchester United po shqyrton mundësinë që Rashford të përdoret si pjesë e një marrëveshjeje për transferimin e Manu Kone nga Roma.

Edhe e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi roman po analizon mundësinë e një huazimi, pasi paga e lartë e Rashford konsiderohet pengesa kryesore për një transferim të përhershëm.

Përveç Romës, interesim për reprezentuesin anglez kanë shfaqur edhe disa klube të Premier League, përfshirë Arsenalin dhe Tottenhamin. Megjithatë, e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e hapur.

Siç raportohet, Manchester United është i gatshëm të dëgjojë oferta për Rashfordin, me një shumë rreth 30 milionë funte që mund të jetë e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje, ndërsa klubi synon të lirojë edhe barrën e pagës së tij të lartë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close