
Instituti i ndërtimtatisë Makedonija dhe Makstil SHA Shkup sot do ta prezantojnë projektin Cinderela për ekonomi rrethore dhe shfrytëzimin e mbeturinave si resurs.
Cinderela është projekt kompleks kërkimi dhe inovacioni, i financuar nga programi “Horizont 2020” i Komisionit Evropian, bazuar në mundësitë për zvogëlim të mbeturinave urbane, e cila ka për qëllim zhvillimin dhe demonstrimin e modelit të ri të biznesit të ekonomisë rrethore.
Në këtë projekt mbeturinat industriale – skorje të marrë nga furrat e shkrirjes së mbeturinave të hekurit, mbeten material ndërtimor cilësor i cili shfrytëzohet për asfaltimin dhe ndërtimin e blloqeve ndarëse.



