KulturëShowbiz

Presidentja Osmani shfaqet me kostum të bardhë elegant në natën e dytë të “Sunny Hill”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar sonte (e premte) në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”.

Në imazhet që tashmë kanë qarkulluar në rrjete sociale, ajo shihet e shoqëruar me bashkëshortin dhe dy vajzat e tyre.

Osmani shfaqet elegante me kostumin e bardhë, ndërkohë që kjo vjen pasi e dekoroi yllin shqiptar, Dua Lipën, me titullin Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës.

Foto: Screenshot/Facebook

E njëjta disa orë më parë kishte pritur në presidencë Duan së bashku me të atin, Dukagjin Lipën si dhe të ëmën, Anesa Lipën.

Titulli iu dha si shenjë falënderimi për gjithë promovimin që ia ka bërë Kosovës në këto vite.

26-vjeçarja theksojmë që performoi mbrëmë (e enjte) në natën e parë te festivalit të njohur.

Foto: Screenshot/Facebook

Për performancën e saj shkruan një sërë mediash të huaja përfshirë edhe DailyMail, duke përmendur që “Sunny Hill” organizohet nga viti 2018 nga Dua dhe i ati, Dukagjin Lipa.

Sonte në festival do të performojnë edhe yje të tjerë si: J Balvin dhe Mahmood./Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close