LajmeMaqedoniTopLajm

Presidenti vendit Pendarovski: Bullgaria nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë

Presidenti Stevo Pendarovski, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të tij bullgar, Rumen Radev, në lidhje me çështjen e bullgarëve në Maqedoni.

Veprimin e Radevit, Pendarovski e sheh jashtë procedurave të brendshme të Aleancës së NATO-s, ndërkaq e ka cilësuar edhe si përzierje në punët e brendshme të një shteti anëtar të NATO-s, siç është Maqedonia e Veriut.

“Reagimi i presidentit bullgar është në kundërshtim me parimin bazë të politikës ndërkombëtare për mospërzierje në punët e brendshme të shtetit tjetër”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Pendarovskit.

Nga kabineti i tij, më tej shtojnë se deri tani nuk kanë pranuar asnjë informacion në lidhje me “shkeljen e të drejtave të bullgarëve në vend, vetëm sepse kanë deklaruar se janë bullgarë”.

Ndryshe, presidenti bullgar Radev dje mblodhi forcat e sigurisë për çfarë u dha rekomandim që të ndërmarrin masa për mbrojtjen e bullgarëve jashtë shtetit – në Maqedoni të Veriut. Këtë veprim e ka mbështetur edhe shefja e e diplomacisë bullgare, Ektarina Zakharieva.

Related Articles

Back to top button
Close
Close