LajmeMaqedoni

Presidenti Pendarovski u takua me përfaqësuesit e shoqërive maqedonase në Malme

Presidenti Stevo Pendarovski dje në Malme e vizitoi kishën ortodokse maqedonase “Shën Naum i Ohrit”, ku u takua me priftin ortodoks maqedonas Bllazho Kozharski dhe me përfaqësuesit e shoqërive maqedonase nga Malme.

Në bisedë me priftin Kozharski, presidenti Pendarovski ishte informuar për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të komunës kishtare, e cila është e para në Evropë, e formuar në vitin 1973, si dhe për aktivitetet rrjedhëse dhe bashkëpunimin me institucionet suedeze në drejtim të afirmimit të Kishës ortodokse maqedonase.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, përfaqësuesit e Shoqërive maqedonase në Malme, i ndanë me Pendarovskin nismat aktuale për përparimin e veprimtarisë së bashkësisë maqedonase, si dhe për promovimin e kulturës dhe traditës sonë në Suedi. Në atë kontekst ishte theksuar vlera e ruajtjes së vazhdueshme të lidhjeve me atdheun e tyre.

Duke shprehur kënaqësi nga veprimi i suksesshëm shumëvjeçar në Suedi, presidenti Pendarovski theksoi se gjithnjë e më shumë vlerësohet roli i saj si faktor aktiv në proceset e tërësishme politike dhe shoqërore në shtetin tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close