LajmeMaqedoniTopLajm

Presidenti i parë shqiptar, diçka që bëhet apo vetëm marketing parazgjedhor?

Gjendemi në fushatë zgjedhore dhe në këtë periudhë është e mundur të degjojmë lloj lloj premtimi pavarsisht sa utopike dhe e pa realizueshme tw jetw ajo, pasi qëllimi i saj nuk është implementimi, por marrja e votave, i tillë është edhe premtimi i rradhës që u dha nga BDI, sipas së cilës presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë shqiptarë, por që besueshmëria e saj është e diskutueshme, duke marrë parasysh se po e njejta parti ishte zotuar se kryeministri i vendit do të jetë nga kjo enti, e koha tregoi se këto ishin vetëm fjal për konsum politik

Janë bërë tre dekada që nga mbajtja e zgjedhjeve të para pluraliste në vendin tonë, dhe gjatë kësaj periudhe janë mbajtur një sërë ciklesh zgjedhore si në nivel lokal dhe në atë qëndor, e që gjatë kësaj kohe partitë politike kanë premtuar shumë gjëra, të cilët në shumë raste kanë qenë Utopike, por që këtë e ka “arsyetuar” marrja e votave

Duke qenë një shtet multietnik, Maqedonia e Veriut vazhdon që të ketë një numër të madh të çështjeve entike të pa zgjidhura, e kjo është shfrytëzuar dhe vazhdon që të shfrytëzohet nga paritë për qëllime politk, por që të njejtat kanë pasur impak negativ në tolerancën dhe bashkjetesën mes komuniteteve, e që fatkeqësisht kjo nuk ka qenë shqetësim për liderët e vendin tonë.

Bashkimi Demokratik për Integrim është një nga partitë e cila ka shfrytëzuar maksimalisht nkartën e nacionalizmit, e cila është përkujdesur që ajo të jetë pjesë e çdo fushate parazgjedhore, pasi është vlersuar si mekanizëm e cila do të kompaktësojë rradhët e saj, por që në të njejtën kohë të tërheq votues të rinjë dhe të pa vendosur.

Lufta, dëshmorët çështje e pa zgjidhura të shqiptarëve kanë qenë kryefjala që e ka përdorur BDI gjatë çdo cikli zgjedhor, edhe përkundër faktit se ajo ka qenë në pushtet për gati dy dekada që nga mbarimi i konfliktit të vitit 2001, por që të njejtat edhe sot vazhdojnë që të jenë të pa zgjidhura, e që duket se mosrealizimi i tyre ka të bëjë me synimin që ka kjo parti që të njejtat gjëra ti shfrytëzojë çdo fushat.

Një nga premtimet e vazhdueshme të BDI-së sidomos në vitet e fundit ka qenë marrja e një prej posteve më të rëndësishme në vend, atë të presidentit apo edhe kryeministrit, e që këtë gjë janë kujdesur që ta theksojnë më fuqishëm gjatë fushatave zgjedhore, pasi kjo ju ka sjellë mbështetje në elektorat dhe marrje të votave, e për zotimin e dhënë e të pa mbajtur nuk e kanë parë të arsyeshme për të dhënë llogari.

“Aksioni” i parë për marrjen e njërit prej këtyre posteve ka qenë në vititn 2015, kur kjo parti “bojkotoi” zgjedhjet presidenciale të ati viti, pasi ata kërkonin një kryetar konsesual, gjë të cilin VMRO-DPMNE që ishte në qeverisje sëbashku me BDI, nuk e pranoi. Në këtë situatë kandidati i VMRO Gjorgje Ivanon u zgjodh president i vendit, e kjo ishte një dështim i BDI-së për të imponuar kandidatin konsensual, e që të njejtit “kërcënuan” se nuk do ta pranojnë atë si kryetar. E ky dështim i BDI u harru pas një kohë bashkë me kundërshtimin e tyre për ta pranuar Ivanovin si president, por që pas një periudhe të shkurtër ai u bë kryetar i të gjithëve përfshirë edhe Integristëve.

Zgjedhjet e reja parlamentare të vitit 2020 “zgjuan” nga gjumi BDI-në, e cila u kujdes që këtë herë të premtonte kryeministrin e parë shqiptar, e që fushata e saj u përqendrua vetëm në këtë pikë, ku ajo u zotua se kusht për qeverinë e re do të jetë që posti më i lartë në vend ti takojë shqiptarëve. Kjo gjë u prit mirë nga qytetarët edhe pse egzistonte një dozë dyshimi për aftësin e Integristëve pët të realizuar një premtim të tillë, por që edhe përkundër skepticizmit ata morën besimin e qytetarëve. Pas mbylljes së kutive të votimit bashkë me të u mbyll edhe ideja e kryeministrit të parë shqiptar, pasi ajo asnjëherë nuk u bë kusht në formimin e qeverisë së re, pra që tregon se ky zotim ishte vetëm për konsum politik. E gjithë kjo nxorri në skenë dy gjëra shumë të rëndësishme: e para kishte të bëntë me pafuqinë e BDI-së për tu imponuar për idetë apo konceptet e sa, dhe e dyta tregoi se Integristët janë të gatshëm të premtojnë çdo gjë gjatë fushatës vetëm e vetëm për ti marrë votat, por që shumë pak bëjnë për ti realizuar ato.

BDI shkatoi habi të madhe në opinionin publik në vend me kapërcimin e madh ideologjik, ku një parti e cila doli nga lufa u bë parti e gjelbërt, pasi sipas saj çështjet etnike në vend janë zgjidhur dhe ajo tani duhet të merret me problematika tjera më të mëdha që po tangojnë tërë botën siç është ambienti. Edhe përkundër se gjithë çështjet etnike ishin zgjidhur Integristët përsëri u rikthyen me premtime të mëdha që prekin shqiptarët, ku ajo tani premton presidentin e parë shqiptar në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale. Kjo gjë është e bukur që të degjohet, por që edhe këtë zotim do ta marre era si atë të presidentit “Konsensual” dhe “Kryeministrit Shqiptar”.

Të vazhdosh me premtime dhe zotime të tilla edhe përkundër faktit se vetëm një vit më parë dështove që të imponosh idenë e Kryeministrit Shqiptar, është fyerje dhe nënçmim i intelegjencës së shqiptarëve, e që shumë më mirë do të ishte të premtohej dicka që mund të realizosh nga ato që tangojnë çdo dit qytetarët se sa të zotohesh për diçka që ske fuqi ta bësh, e kjo gjë do të degradojë më shumë në sytë e opinionit publik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close