LajmeMaqedoniTopLajm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndihem krenar që isha pjesë e vendosjes së gur themelit të kësaj xhamie, si dhe të katedrales në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar rreth ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Ai fillimisht thotë se ndihet krenar që ishte pjesë e vendosjes së gur themelit të kësaj xhamie, si dhe të katedrales në Prishtinë, bashkë me përfaqësuesit e komuniteteve të të dyja feve. “Ndihem mirë dhe krenar që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë. Po ashtu ndihem mirë dhe krenar që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e xhamisë në Prishtinë”, thotë Thaçi. Në vazhdim presidenti përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se askush nuk ka arsye të ndihet i fyer mbi bazat fetare në Kosovë.zeri.info

Related Articles

Back to top button
Close
Close