LajmeRajonTopLajm

Presheva voton, shqiptarët shumicë absolute, PDSH e Ragmi Mustafës favorite

Ndonëse në nivel qëndrorë janë bërë bashkë për parlament, shqiptarët e Preshevës shkojnë në zgjedhje lokale me gjashtë lista të ndryshme. Serbët në një listë të përbashkët.

Shqiptarët në këtë komunë do të jenë fitues të zgjedhjeve, por nuk kanë arritur të gjejnë qetësinë me pushtetin lokal pasi që nga zgjedhjet lokale Presheva ka bërë zgjedhje dy herë dhe brenda kësaj periudhe ka pasur pesë qeverisje të ndryshme.

Shqipërim Arifi, i Alternativës për Ndryshim të Preshevës dhe kryetari i fundit i këtij qyteti, thotë se Presheva ka qenë peng edhe i partive të vjetra. Është koha thotë për gjeneratat tjera.

“Kandidatët të cilët garojnë tani e kanë dëshmuar totalisht që nuk kanë mundur tu dalin ballë as Serbisë dhe as qytetarëve”, tha ai.

Por, me këtë nuk pajtohet Ardita Sinani, po ashtu ish kryetare e komunës nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik. Thotë se sistemi ka lejuar shumë parti. Por, ajo kritika ka për të gjithë kundër kandidatët.

“Ti jepet fund qeverisë së dështuar dhe qeverisjes së harxhuar dhe t’i jepet mundësi qeverisjes së të ardhmes më të mirë për një Preshevë më të mirë dhe të re”, u shpreh ajo.

Por, se kush do ta arrijë pushtetin në qytetin ku shqiptarët janë shumicë absolute në Serbi varet nga votat e së dielës. Por, pikëpyetje e madhe është nëse preshevarët me zgjedhje do të fitojnë stabilitetin në udhëheqje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close