LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: U ndalohet hyrja në kuvend sepse nuk kanë letërnjoftime, pra nuk ekzistojnë për shtetin

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela përmes një postimi në rrjetin social facebook ka komentuar takimin mes qytetarëve pa shtetësi dhe grupit parlamentar ASH-AAA.

Postimi i plotë i Ziadin Selës në rrjetin social Facebook:

“Sot, një grup qytetarësh, të lindur e rritur në Maqedoninë e Veriut , të cilëve padrejtësisht u mohohet shtetësia, erdhën për të takuar deputetët tanë dhe për të inkurajuar grupin tonë parlamentar për të vazhduar luftën për ligjin për shtetësinë në emër të tyre.

Atyre u është ndaluar hyrja në Kuvend sepse nuk kanë letërnjoftime, pra nuk ekzistojnë për shtetin.

Viktor Navorski ishte vetëm personazh i regjisorit me renome botërore Steven Spilberg, luajtur mjeshërisht nga aktori Tom Hanks në filmin “The Terminal” ku trajtohet problemi i pashtetësisë! Këto qytetarë janë realë dhe jo personazhe filmash, historitë e tyre janë tronditëse, por mbi të gjitha frymëzuese dhe motivuese.

Deputetët të cilët heshtin përpara kësaj padrejtësie, e legjitimojnë atë. Ne nuk do të zbrapsemi derisa t’i japim fund pashtetësisë!”– thotë Sela.

Related Articles

Back to top button
Close
Close