LajmeRajonTopLajm

Huaja miliardëshe për ‘Exim Bank’ të Kinës, Abazoviç thirrje Bashkimit Europian për ndihmë

Zv.kryeministri Dritan Abazoviç i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për të ndihmuar Malin e Zi të ripaguajë një hua miliardëshe për Exim Bank të Kinës, të cilën iu desh për të ndërtuar pjesën e parë të autostradës.

Para 7 vitesh, Mali i zi mori hua nga një bankë kineze për të ndërtuar pjesën e parë të tre pjesëve të autostradës që çon nga Tivari, një qytet bregdetar, drejt kufirit me Serbinë, me një normë interesi vjetore prej 2 përqind dhe në një periudhë 6-vjeçare. Por gjërat nuk kanë ecur siç duhet.

Veç shtyrjes disa herë të afateve të dorëzimit, marrëveshja ngriti borxhin publik të Malit të Zi në më shumë se 80 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB).

“Unë u bëra thirrje institucioneve financiare të BE të marrin në konsideratë modelet e ndihmës për Malin e Zi, në mënyrë që të shtypin çdo ndikim të huaj jo të shëndetshëm dhe ta sjellin atë në një nivel të arsyeshëm,” tha Abazoviç, duke iu përgjigjur një pyetje nga një anëtar i Parlamentit të Malit të Zi.

Nga 2007 në 2017, Pekini njoftoi 12 miliardë euro në kredi për projektet e ndërtimit në 16 vende, një e treta e të cilave shkoi në Serbi, e ndjekur nga Bosnja (21 përqind) dhe Mali i Zi (7 përqind), tregoi një studim i Bankës Evropiane e Investimeve (EIB)

Related Articles

Back to top button
Close
Close