
Në vigjilje të fushatës parazgjedhore kandidatët për kryetar komune kanë publikuar edhe programet e tyre parazgjedhore me të cilat do të synojnë që të fitojnë përkrahjen e popullatës dhe të fitojnë edhe zgjedhjet.
Një veprim të tillë ka bërë edhe kandidati për kryetar komune nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Vullnet Murseli i cili në ueb faqen e tij personale të krijuar në prag të zgjedhjeve ka shpalosur të gjithë programin e tij dhe në kuadër të këtij programi Murseli ka dalë edhe me këto premtime:
1.Hapje e rrugëve të reja për të marrë frymë Tetova
2.Ndërtimi i kapaciteteve të reja për Parkim
3.Shndërrimi i kazermës në park të qytetit dhe qendër komunitare
4.Ridizajnim i sheshit të qytetit; integrim me Kompleksin e Ri dhe Kompleksin e Vjetër
5.Restaurim i pjesës së vjetër të qytetit, Investime në infrastrukturë në çdo fshat
6.Administratë efikase, transparente dhe e digjitalizuar
7.Investime në kapacitete të reja për pastërti publike dhe gjelbërim
8.Zhvendosja e burgut të qytetit dhe ridestinimi në hapësirë për fëmijë
9.Çerdhe të reja; përmirësim i kushteve nëpër shkolla
10.Modernizim i rrjetit të shpërndarjes së ujit nëpër vendbanime
11.Investime për zhvillimin e turizmit malor gjatë 12 muajve të vitit.



