
Policia e Greqisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, në një aksion të përbshkët kanë zbuluar 161 kilogramë kokainë, e cila kishte ardhur nga Amerika Latinë në Selanik, në kontenjera me banane.
Bëhet fjalë për dërgesën e dytë, të ndërlidhur me atë të fillimit të majit, kur policia e RMV-së dhe e Greqisë, në koordinim me DEA-n konfiskuan 104 kilogramë kokainë dhe u arrestuan gjithsej 14 persona në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.
kokainë në sasi prej 100 paketimeve, përkatësisht në çdo kontenjer janë gjetu nga 50 paketime me kokain, me peshë të përgjithshme prej 161 kg. Me këtë, kokaina është gjetur në bunkerët e bëra speacia – kripto në binaret e dyshemesë të dy kontenjerave”, theksoi Pranjiq.
Ajo shtoi se, reparti për krim – polici, gjatë javës së ardhshme do t’i dorëzojë njoftim prokurorit publik në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.



