BotaLajme

11 sulme radhazi, Washingtoni ndryshon qëndrim: I hapur për bisedime me Teheranin

Kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, ka deklaruar se Bejruti po punon për të siguruar një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga zonat që ato ende mbajnë nën kontroll.

Gjatë një vizite në fshatin Zawtar al-Gharbiya, ku ushtria libaneze është vendosur së fundmi, Salam deklaroi se Libani do të vijojë përpjekjet politike dhe diplomatike për të arritur largimin e plotë të Izraelit nga jugu i vendit.

Kjo zonë është një nga disa zona pilot, ku synohet të tregohet se ushtria libaneze mund të marrë kontrollin dhe të çarmatosë grupin Hezbollah, i mbështetur nga Irani, në kuadër të një marrëveshjeje të mbështetur nga SHBA-të me Izraelin.

Libani dhe Izraeli po zhvillojnë aktualisht bisedime të drejtpërdrejta me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close