MaqedoniTopLajm

Korridoret, Mickoski paralajmëron ri-negocim me Bechtel

VMRO-DPMNE si udhëheqëse e Qeverisë së ardhshme do ta ri negociojë marrëveshjen me Bechtel-in për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Kështu ka deklaruar në emisionin 360 shkallë në Alsat, kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski. Ai tha se nuk ka asgjë kundër Kompanisë ndërtuese, por kundër qeveritarëve që kanë bërë marrëveshje tepër të dëmshme ndaj qytetarëve.

“Problemi jonë si Qeveri do të jetë që ata segmente të Marrëveshjes që për ne janë kritike dhe problematike me njerëz të “Bechtelit ti ri negociojmë si Qeveri e ardhshme… Unë nuk kam asgjë kundër kompanisë, ajo i ka mbrojtur interesat e saj. Unë jam kundër këtyre në Qeveri që nuk i kanë mbrojtur interesat tona. Thonë se edhe gabimet në projektim përsëri ju do i paguani. Kështu që ky është projekt i cili më shqetëson shumë, projekt që do duhet ti kushtohet shumë kohë. Ndryshe historia tregon se edhe në Rumani është ri projektuar dhe se projekti është liruar për 30% me ri negociata, kështu që nuk është e pamundur”, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se partnerët strategjik të Maqedonisë do të duhet ta ndihmojnë Qeverinë e ardhshme që projekti të ri negociohet dhe të kushtojë sa më lirë që është e mundshme. Ai foli edhe për BDI-në ku theksoi se ka ardhur koha që kjo parti të shkojë në opozitë.

“Nëse mua më pyesni, për shkak se e përmendët BDI-në, VMRO-DPMNE vlerëson dhe këtë e them edhe në ngjarjet që i organizojmë nëpër Maqedoni, nën moton “kjo është Maqedonia për të gjithë, se është koha që pas 20 viteve, minus dy vitet të periudhës 2006-2008 BDI të kalojë një periudhë në opozitë që të mund të ristrukturohen. Edhe nëse fitojnë bindshëm tek shqiptarët? Nuk jam i bindur se do të fitojnë duke i marrë parasysh numrat të cilat i kemi ne nga sondazhet tona”, shtoi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

Kanë reaguar nga BDI. Thonë se VMRO-DPMNE po ballafaqohet me rënie të rejtingut dhe përpiqet të mbijetojë në skenën politike.

“Mickoski është nën hijen e Gruevskit edhe pas 5 viteve dhe ka rënë nën 320.000 vota në zgjedhje parlamentare, gjë që reflektohet edhe në rejtingjet e brendshme partiake ku shumica e anëtarëve të VMRO DPMNE-së e konsiderojnë lider Nikolla Gruevskin e jo Hristijan Mickoskin. I ballafaquar me rënie drastike të rejtingut dhe mosbesim të më shumë se një e treta e votuesve të VMRO DPMNE ndaj tij si dhe katër herë rejting më të ulët se azilanti Nikolla Gruevski, Hristijan Mickoski përpiqet që me nacionalizëm patetik, të tejkaluar për më shumë se dy dekada, të mbijetojë në skenën politike duke e kopjuar ish-liderin e LSDM-së Zoran Zaev në përpjekjet për të çuar BDI-në në opozitë dhe duke u paraqitur si kuazipatriot”, thonë nga BDI.

Ditë më parë VMRO-ja akuzoi BDI-në se e mbron ish kryeministrin Nikolla Gruevskin. Ndërkohë kreu i lëvizjes Besa Bilall Kasami tha se zv.kryeministri Grubi dëshiron që ta kthejë Nikolla Gruevskin dhe të bashkëqeverisin me të.

Related Articles

Back to top button
Close
Close