BotaLajme

Polonia i kërkon Perëndimit të reagojë qetë në raport me vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi

Perëndimi duhet të jetë i qetë në përgjigjen e tij ndaj vendimit të Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

Kështu ka thënë ministri për çështje të Bashkimit Evropian i Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sek.

Siç ka thënë ai, megjithëse ishte një “element i përshkallëzimit, reagimi duhet të jetë i qetë, por i vendosur”.

“Ne nuk mun të frikësohemi nga propagandistët rusë”, ka shtuar ai.

Reagimi i tij vjen pasi të shtunën u raportua nga një agjenci ruse e lajmeve se Vladimir Putin kishte nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.

Moska tha se po e bënte këtë veprim si përgjigje ndaj rritjes së mbështetjes ushtarake të Perëndimit për Ukrainën.

Putin argumentoi se duke vendosur armët e saj taktike bërthamore në Bjellorusi, Rusia po ndiqte shembullin e Shteteve të Bashkuara.

Ai vuri në dukje se Uashingtoni kishte armë bërthamore me bazë në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi, përcjell Telegrafi.

Polonia më herët bëri thirrje që atletët rusë dhe bjellorusë të ndalohen të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Paris, nëse Moska refuzon të tërheqë forcat e saj nga Ukraina.

Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njoftoi kohët e fundit se kishte plane për të lejuar atletët nga kombet që të garonin si neutralë për të shmangur një rikthim në bojkotet e stilit të epokës së Luftës së Ftohtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close