BotaLajme

ISW: Vetëm një seri fitoresh ukrainase mund ta bindin Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve

Përditësimi i fundit i Institutit për Studimin e Luftës ka thënë se presidenti rus mbetet i përkushtuar për të marrë Ukrainën me forcëSipas grupit të ekspertëve, ai nuk ka ndryshuar në qëllimet e tij që nga shpërthimi i luftës dhe asnjë nga “dështimet e përpjekjeve të tij të mëdha ushtarake” nuk e ka bindur atë të ulet në tryezën e bisedimeve.

ISW shkroi: “Lufta do të zgjasë për aq kohë sa Putini beson se ai mund të imponojë vullnetin e tij në Ukrainë duke luftuar ose duke thyer vullnetin e ukrainasve për të luftuar pas braktisjes së tyre nga Perëndimi”.

“Ka arsye për të pritur që forcat ukrainase, në fakt, mund të arrijnë përfitime përmes një kundërofensive”, shtoi ISW.

Një vlerësim i tillë vjen në ditën kur gjeneralkoloneli Oleksandr Syrskyi tha se trupat e tij po vazhdonin të zmbrapsnin sulmet e rënda ruse në qytetin lindor.

Ndërsa duke lavdëruar qëndrueshmërinë e njerëzve të tij në “kushte jashtëzakonisht të vështira”, ai shtoi: “Mbrojtja e Bakhmutit është për shkak të nevojës ushtarake… Ne jemi duke llogaritur të gjitha opsionet e mundshme për zhvillimin e ngjarjeve dhe do të reagojmë në mënyrë adekuate ndaj situatës aktuale”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close