LajmeMaqedoni

Policia i gjen mjete piroteknike, arreston 61 vjeçarin nga Reçica e Vogël

Me datë 29.12.2024 në ora 14:30 në autostradën Shkup-Tetovë, në hyrje të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.J. (61) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij të pasagjerëve ,,Opel Antara” me shenja regjistrimi të Tetovës janë gjetur 2680 lloje të ndryshme mjetesh piroteknike.

Më pas me vendim gjykate është kryer bastisje në banesën dhe lokalin e tij. Njëkohësisht në objektin e tij hotelerk janë gjetur dhe sekuestruar 75 copë lëndë të ndryshme piroteknike, ku është gjetur dhe arrestuar personi S.J (32) gjithashtu nga Reçica e Vogël.

Të dy janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close