LajmeRajon

Policia e Kosovës me plan operativ për festat e fundvitit

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit është hartuar dhe vënë në zbatim plani operativ në lidhje me festat e fundvitit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Qëllimi i këtij plani është që përmes shtimit të prezencës policore të bëhen patrullime të shtuara për të ofruar siguri.

“Qëllimi i hartimit të këtij plani është që përmes shtimit të prezencës policore dhe vigjilencës së zyrtarëve policorë të arrihen patrullime të shtuara, prezencë policore më e madhe në terren, përfshirë sheshet ku pritet të ketë më shumë qytetarë si dhe prezencë policore në rrugë për të ofruar siguri në trafik”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Angazhimi i Policisë së Kosovës për festat e fund vitit

Prishtinë, më 30 dhjetor 2022

Policia e Kosovës edhe këtë vit ka hartuar dhe është në zbatim të planit operativ lidhur me festat e fund-vitit dhe Vitit të Ri. Qëllimi parësor i Policisë është që përmes aktiviteteve operative dhe jo vetëm, të sigurojë ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në tërë territorin e vendit.

Qëllimi i hartimit të këtij plani është që përmes shtimit të prezencës policore dhe vigjilencës së zyrtarëve policorë të arrihen patrullime të shtuara, prezencë policore më e madhe në terren, përfshirë sheshet ku pritet të ketë më shumë qytetarë si dhe prezencë policore në rrugë për të ofruar siguri në trafik.

Policia do të trajtojë me seriozitet çdo thirrje të qytetarëve dhe do të reagojë në raste kur prezenca policore është e nevojshme duke trajtuar rastet eventuale që mund të paraqiten në këtë periudhë të festave dhe pas tyre.

Duke apeluar tek të gjithë qytetarët që gjatë festimeve të jenë të kujdesshëm, të festojnë me zemër e jo me armë, të kujdesen sidomos te përdorimi i mjeteve piroteknike ku kërkohet monitorim nga të rriturit, po ashtu të kenë kujdes të shtuar në trafikun rrugor e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close