LajmeRajonTopLajm

Polici serb në detyrë me fletoren e shënimeve që mban logon e partisë së Vuçiqit

Një përleshje e vogël ka ndodhur mes qytetarëve dhe autoriteteve të sigurisë rreth heqjes së disa pemëve nga plazhi Sodrosh i Novi Sadit.

Një detaj mjaft interesant ka tërhequr vëmendjen e disa protestuesve. Një polic i paidentifikuar regjistroi emrat e protestuesve në një fletore shënimesh që kishte logon e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit.

Siç ka bërë të ditur aktivisti Brajan Brkoviq në Facebook, pas protestës ai është ndalua në rrugën Pavla Papa të Novi Sadit, raporton N1.

Kujtojmë se pjesëtarët e policisë arrestuan gjashtë aktivistë, të cilët u përpoqën t’i bllokojnë rrugën një kamioni që erdhi për të marrë trungjet e pemëve të prera në Sodros.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Brajan Brkoviq nga lëvizja civile “Bravo”, si dhe Mladen Cvijetiq dhe Radivoj Jovoviq prej “Zajedno”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close