
Çairi zgjodhi drejtimin e ri të degës së Aleancës për Shqiptarët
Aleanca për Shqiptarët vazhdon konsolidimin e strukturave partiake. Sonte, në Çair, në një atmosferë uniteti dhe mobilizimi politik, u mbajt Kuvendi i degës, ku Daim Luçi u zgjodh kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Çair.
Në këtë kuvend, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i partisë, dr. Arben Taravari, bashkë me deputetë, kryetarë komunash dhe funksionarë të lartë partiakë, u zgjodhën edhe nënkryetarët, sekretari, organet tjera të degës si dhe delegatët për Kongresin e radhës.
Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar në ndërtimin e strukturave të forta, funksionale dhe të qëndrueshme në çdo degë, në çdo vendbanim dhe pranë çdo qytetari.Kjo degë nuk po ristrukturohet vetëm për të pasur një emër në letër, por për ta kthyer Çairin në zë të fortë të Aleancës dhe në adresë të sigurt të çdo shqiptari që kërkon dinjitet, drejtësi dhe përfaqësim.



