BotaLajme

Krimet e luftës në Ukrainë, raporti i OKB-së: Dhjetëra raste të ekzekutimeve masive

Kombet e Bashkuara janë shprehur se kanë dokumentuar dhjetëra raste të ekzekutimeve të masive të të burgosurve të luftës të kryera nga forcat ruse dhe ukrainase që nga shkurti 2022.

Në një raport të ri, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) e OKB-së thotë se ka dokumentuar ekzekutimin e përmbledhur të 15 të burgosurve ukrainas nga forcat ruse, për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor, si dhe torturave. Gjithashtu dhe përdorimin e të burgosurve ukrainas si mburoja njerëzore.

Të paktën 1,605 persona janë vrarë dhe 4,382 persona janë plagosur, sipas raportit që vë në dukje se shifrat aktuale, ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta, pasi këto shifra përfshijnë vetëm rastet që OHCHR ka qenë në gjendje të verifikojë. Numrat në vende si Mariupol dhe Lysychansk mbeten ende për t’u verifikuar.

Nga raporti janë dokumentuar 214 raste të krimeve të luftës, ku 185 burra, 24 gra dhe 5 djem civil u morën kaçën nga forcat ruse dhe u zhdukën. Forcat e armatosura ruse arrestuan viktimat në shtëpitë e tyre, në vendet e punës, në rrugë ose në postblloqe gjatë të ashtuquajturave procese “filtrimi”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close