KurioziteteLajme

Pistoleta e re Glock që duket si lodër fëmijësh

Kompania amerikane e prodhimit të armëve të zjarrit “Culper Precision” është vënë në qendër të kritikave pas prodhimit të një pistolete të re Glok që ngjason shumë me një lodër fëmijësh të krijuar me Lego.

“Culper Precision” reagoi menjëherë pas këtyre zërave duke thënë se pistoleta e saj e re e quajtur “Block19” është krijuar thjesht për kënaqësinë sportive të qitjes.
Por kompania daneze Lego nuk mendon kështu dhe ka kërkuar nga “Culper Precision” që të ndërpresë prodhimin e armës që është e mbuluar me pjesë Lego.

Shumë organizata kundër armëve të zjarrit gjithashtu kanë kërkuar tërheqjen e kësaj pistolete pasi mund të jetë shumë e rrezikshme për fëmijët pasi mund ta ngatërrojnë fare lehtë me një lodër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close