LajmeRajon

Haradinaj – Kurtit: Situata në Deçan është alarmante, kthehu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të kthehet nga Greqia, për t’u marrë ‘me punët e vendit’, pasi siç thotë ai, situata në Deçan me helmimet, është alarmante.

“Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante.

Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme!

Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tend”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Related Articles

Back to top button
Close
Close