LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami: Pas më shumë se 15 vitesh, punëtorët e NPK-së me paga dhe kontribute të paguara

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) për herë të parë pas më shumë se 15 vitesh kanë paga dhe kontribute të paguara, ndërsa nuk ka më paga të prapambetura.

Kasami, përmes një publikimi në rrjetet sociale, tha se sot në Sheshin “Iliria”, së bashku me drejtorin e NPK-së, Samet Bislimi, dhe punëtorët e ndërmarrjes, shënuan këtë ditë si një moment të veçantë.
“Ne e premtuam dhe sot e realizuam”, shkroi Kasami.

Ai falënderoi drejtorin Samet Bislimi për angazhimin dhe punën e përditshme, ndërsa një falënderim të veçantë ua drejtoi punëtorëve të NPK-së, të cilët, sipas tij, për vite me radhë kanë vazhduar t’u shërbejnë qytetarëve të Tetovës edhe në kushte të vështira.
“Sot ata kanë atë që meritojnë, pagë të paguar, kontribute të paguara dhe dinjitet në punë!”, deklaroi Kasami, duke e cilësuar këtë si një nga ndryshimet e premtuara nga administrata e tij.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close