KulturëLajme

Pianisti Shkëlzen Baftiari interpretoi në Qendrën e kulturës në Kërçovë

Pianisti i ri nga Tetova, Shkëlzen Baftiari mbrëmë interpretoi në Qendrën e kulturës në Kërçovë, në kuadër të manifestimit “Ditët dhe netët festive”. Ai para publikut të shumtë pat interpretim të suksesshëm në piano që para 18 muajve e dhuruan mërgimtarët e lindur në këtë rajon.

Baftiari ishte i kënaqur nga interpretimi në Kërçovë dhe pret akoma më shumë shikues gjatë interpretimeve të ardhshme.

“Për herë të tretë interpretoj në Qendrën e Kulturës në Kërçovë. Interpretimin e tretë e përbënin Soneti numër 23-“Apasionata” nga Ludvig Van Betoven, “Liburn Jupolli-Maja” dhe Rapsodia hungareze numër 2 nga Franc Listi. E vetmja gjë në këtë koncert mungoi pak më tepër publikë, në mënyrë që të përmirësohet përshtypja e përgjithshme nga kjo ngjarje, që për ne muzikantët është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe na jep më tepër inspirim për të dhënë më shumë nga vetja. Pres me çdo interpretim të ardhshëm në Kërçovë të ketë më tepër publikë, si edhe në qytetin tim të lindjes, Tetovë, të rritet numri i adhuruesve të muzikës serioze, që mund të vërehet vetëm në kryeqytet, ku ekziston traditë më e gjatë e koncerteve të këtilla”, theksoi pianisti Shkëlzen Baftiari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close