
Ish ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka dalë me akuza drejt Ministrisë së Mbrojtjes, pasi siç thotë, po bën presione partiake ndaj pjesëtarëve të shërbimit ushtarak për zbulim dhe siguri.
Petrovska thotë se këta pjesëtarë të këtij Shërbimi, janë marrë në bisedë që të japin deklaratë se pse kanë marrë pjesë në protestat Drejtësi për Frosinën dhe se a nënkupton pjesëmarrja se janë kundër Qeverisë aktuale.
Ajo ka apostrofuar ministrin aktual, Vllado Misajllovski edhe për mënyrën se si “i vendos prioritetet”.
“Kështu krenar nuk bëhemi. Shumë shpejtë, me emër dhe mbiemër, do t’i publikoj të gjitha skandalet e presioneve partiake ndaj të punësuarve dhe profesionistëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë”, përfundon Petrovska.



