LajmeMaqedoniTopLajm

Pesë kandidatura për kryetar komune në Shtip

Zyrtarisht deri te Komisioni komunal zgjedhor kanë arrit pesë kandidatura për zgjedhje për kryetar komune në Komunën e Shtipit. Kryetarja e KKZ- Shtip, Senka Andreeva në konferencën e sotme për shtyp ka thënë se kandidatët dhe partitë politike i kanë dorëzuar të gjitha dokumentet.

“Nga LSDM mjeku Sashko Nikollov, grup votuesish Trajçe Mitev, TMRO Lazar Naumov, koalicioni ‘E ardhmja në duart tona’ Goce Angellov dhe Integra partia konservatore maqedonase Simon Polikarp. Ato kandidatura i kemi marrë në afatin e paraparë. Tani detyrë e jonë është që në afat prej 24 orësh, sipas kodit zgjedhor duhet të shohim nëse ato kandidatura janë sipas ligjit dhe nëse ka mangësi të vogla teknike që t’i kthejmë në plotësim dhe pastaj japim vendim për konfirmim”, ka thënë Andreeva.

Andreeva ka thënë se fushata për partitë politike dhe kandidatët e pavarur për zgjedhje të kryetarit të komunës së Shtipit zyrtarisht fillon më 23 nëntor. Numri i votuesve që do të kenë të drejtën të votojnë në këto zgjedhje do të dihet disa ditë para zgjedhjeve, ose kur arrijnë fletëvotimet dhe materiali tjetër konfidencial.

Rrethi i parë i zgjedhjeve është më 13 dhjetor, ndërsa i dyti më 27 dhjetor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close