LajmeMaqedoniTopLajm

Përplasen “Grupi i zjarrit”, Bejta pro, Mexhiti kundës bashkimit me LB

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami thotë se me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Alternativën, është bërë hapi i parë në drejtim të krijimit të frontit opozitar në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kasami paralajmëroi se një hap i këtillë së shpejti mund të bëhet edhe me Grupin e Zjarrit.

Por gjatë ditës së sotme përfsqësuesi i Grupit të Zjarrit , Izet Mexhiti për Tv21 theksoi se i “Urojmë konsolidimin e opozitës shqiptare. Ne e vazhdojmë betejën fuqishëm brenda BDI-së”, tha Izet Merxhiti, Fraksioni BDI.

Po në të njejtën kohë njri nga mbështetësit e këtij grupi, Nevzat Bejta për Alsat ka deklaruar se “Edhe përkundër faktit që nuk është biseduar kjo temë, nuk përjashtohet mundësia e tillë e bashkëpunimit.”

“Çdo gjë që është në interesin e anëtarësisë dhe votuesve, ne do bashkohemi me ata të cilët mbrojnë interesat e votuesve dhe shoqërisë tonë. Normal në proceset demokratike nuk është e ndaluar që të mos zhvillohen bisedime me përfaqësuesit e partive të tjera politike. Ne jemi fraksion dhe ne e kemi të drejtën të bisedojmë me gjithë përfaqësuesit e partive politike që ia duan të mirën shoqërisë shqiptare dhe shoqërisë tonë në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Nevzat Bejta, Fraksioni i BDI-së Grupi i Zjarrit.

Ndryshe disa herë është raportuar se brenda këtij grupi ka pakënaqësi por që po mundohen ti kontrollojnë deri sa po kërkojnë mbështetje në strukturat partiake,Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close