LajmeMaqedoniTopLajm

Përmes BE-së qasje e shpejtë në medikamentin “Remdesivir”, për trajtimin e pacientëve me Covid-19

Përmes Bashkimit Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut fiton qasje të shpejtë në medikamentin “Remdesivir”. Komisioni Evropian nënshkroi marrëveshje kornizë me kompaninë farmaceutike “Gilead” për furnizimin e 500.000 dozave nga “Veklury”, emri i ilaçit “Remdesivir”, me mundësi për rritjen shtesë të sasive, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Marrëveshja e përbashkët për furnizim, siç thuhet, është nënshkruar nga 36 vende, duke i përfshirë edhe vendet e Bashkimit Evropian, Norvegjinë dhe Islandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjashtë vendet aktuale dhe potenciale të kandidateve të BE-së, në të cilat përveç Republika e Maqedonisë së Veriut, furnizim të drejtpërdrejtë të ilaçit mund të bëjnë edhe Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova. “Veklury” (Remdesivir) është medikament për trajtimin e pacientëve me Kovid-19 të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, ndërsa procedura për porositjen e drejtpërdrejtë të medikamentit mund të fillojë menjëherë. Ky është zbatimi i gjashtë i implementuar me sukses për furnizim. Furnizimi i përbashkët është instrument i Komisionit Evropian nga fillimi i vitit me të cilin vendeve u sigurohet qasje shtesë në mbrojtjen personale, respiratorët, testet dhe pajisjen tjetër të domosdoshme mjekësore. Ndryshe Republika e Maqedonisë së Veriut përmes Studimit klinik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë e ka medikamentin “Remdesivir”, ndërsa me këtë do të sigurohen sasi shtesë të së njëjtit, qëndron në kumtesë./MIA

Related Articles

Back to top button
Close
Close