LajmeRajonTopLajm

THAÇI TAKOHET ME LAJÇAKUN

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçajk. Pas vizitave në Prishtinë, Lajçak niset për Beograd.

Përfaqësuesi i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, ka filluar vizitat në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë.

Diplomati i Bashkimit Evropian e ka filluar të mërkurën me një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, njofton Insajderi.

Takimi është zhvilluar në zyrat e presidencës së Kosovës.

Lajçak dje, e martë, u takua me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

Ai pas takimit me Thaçin do të takohet edhe me të gjithë liderët tjerë partiakë dhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Takimet e Lajçakut:

-takim me presidentin Hashim Thaçi (Presidencë, ora 09:35)

– takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti (LVV, ora 10:40)

– takim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli (PDK, ora 11:40)

– takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj (AAK, ora 3:45)

– takim me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj (NISMA, ora 16:20)

– takim me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli (AKR, ora 17:00)

– takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq (Ora 17:40)

– takim me përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe (Ora 18:20)

Related Articles

Back to top button
Close
Close