
Skënderbeu bën një përforcim të rëndësishëm në merkaton e transferimeve të kësaj vere.
Klubi korçar që është kthyer në elitën e futbollit shqiptar zyrtarizon nënshkrimin me sulmuesin anglez Amadou Diallo që është aktivizuar në Premier League ku bëri debutimin e tij me fanelën e Neëcastle në ndeshjen me Chelsea
‘Amadou Diallo, zyrtarisht bardhekuq. 23-vjeçari luan si sulmues i majtë, është produkt i akademisë së Ëest Ham United.Debutimi i tij me Neëcastle në Premier League kundër Chelsea-t, si dhe eksperiencat te Bordeaux e Oliveirense, konfirmojnë cilësinë e lartë që ai do t’i shtojë repartit ofensiv. Suksese’-lexohej në komunikatën e Skënderbeut të publikuar në rrjetet sociale.
Sezoni i ri në Kategorinë Superiore do të nisë në 22 gusht me Skënderbeun që e pret një ndeshje e zjarrtë në javën e parë të kampionatit, ajo me Vllazninë në Shkodër.



