
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 69 raste me fruth që nga 16 prilli deri më 20 korrik 2026, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar 11 raste të reja, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 21 raste. Pasojnë Ferizaji dhe Fushë-Kosova me nga 12 raste, Kaçaniku me shtatë, Lipjani me tre, ndërsa Vushtrria, Shtimja, Drenasi dhe Obiliqi kanë nga dy raste secila, transmeton Zeri.info.
Nga një rast është konfirmuar në Podujevë, Gjilan, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti.
Sipas IKSHPK-së, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik. /Zëri



