LajmeMaqedoniTopLajm

Për zgjedhjet lokale akreditohen 1045 vëzhgues dhe përkthyes vendorë dhe të huaj

Për Zgjedhjet lokale 2021 që do të mbahen të dielën janë akredituar gjithsej 1045 vëzhgues dhe përkthyes vendorë dhe të huaj.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, zgjedhjet do t’i monitorojnë 714 vëzhgues vendorë. Janë akredituar 512 vëzhgues nga Asociacioni Qytetar AKSIOS 2017, 190 vëzhgues të Shoqatës CIVIL – Qendra për liri Shkup si edhe 12 vëzhgues të Institutit për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër – Shkup.

Të akredituar për vëzhgim janë edhe 219 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 40 përkthyes.

Misioni special për vlerësimin e zgjedhjeve i OSBE/ODIHR i ka akredituar 217 vëzhgues, Ambasada amerikane 15, Ambasada britanike Shkup 7, Ambasada e Francës dhe e Hungarisë nga 6, IFES dhe ambasada e Shqipërisë nga 5, ambasadat e Rusisë, Holandës dhe Italisë nga 4, ambasada e Çekisë dhe Kroacisë si edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të BeH nga 3 vëzhgues, ambasadat e Greqisë, Bullgarisë dhe të Spanjës nga dy dhe ambasada e Belgjikës një.

Sipas Librit të afateve të KSHZ-së, akreditimi i vëzhguesve për këto zgjedhje ka përfunduar më 6 tetor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close