LajmeMaqedoniTopLajm

Për VMRO-DPMNE-në Propozim-buxheti i vitit 2023 është joreal, inflacionist dhe shpërdorues

Historikisht më i lartë, joreal, inflacionist dhe tullumbace e fryrë, që është çështje kohe kur do të shpërthejë. Kështu e ka cilësuar kryetari i Komisionit Kuvendor për Financim dhe Buxhet, Bojan Stojanoski e ka kualifikuar Propozim-buxhetin për vitin 2023, të cilin e elaboroi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Stojanoski u paraqit i pari për të marrë fjalën në seancën e sotme të Komisionit, pika e vetme në rendin e ditës të së cilës është Propozim-buxheti për vitin 2023, pasi Besimi i bëri të ditur projeksionet e parashikuara.

Megjithatë, siç tha Stojanoski, VMRO-DPMNE-ja do të marrë pjesë në debatin për buxhetin me qëllim dhe dëshirë për të ndihmuar.

“Kemi inflacion historikisht më të lartë, borxhin publik më të lartë, çmimet enorme të produkteve ushqimore bazë, çmimet treshifrore të karburanteve, energji elektrike që rritet çdo gjashtë muaj, paga më të ulëta në rajon, rritje më të ulët ekonomike, varfëri, mungesë të perspektivës dhe dëshpërim. Ne jemi një shtet familjet e të cilit mund të lejojnë vetëm një vakt në ditë dhe jemi në vendin e dytë sipas indeksit të mjerimit në Evropë. Qeveria thotë se ka hequr dorë nga shpenzimet joproduktive, por e vërteta është se në vend po ndodh një katastrofë ekonomike. Për shpenzim, Qeveria ka miratuar shpenzime prej 5,3 miliardë euro, që e bën buxhetin deri tani më represiv, më të gjerë dhe më shpërdorues në historinë e shtetit”, theksoi Stojanoski duke i elaboruar në detaje akuzat e tij.

Ai u përqendrua edhe në tatimet, por edhe në investimet kapitale të planifikuara.

Deputeti tha edhe se me buxhetin e propozuar janë ulur mjetet për ndërtimin e sallave sportive, për ndërtimin dhe rikonstruksionin e konvikteve studentore, për nxënësit, si dhe për standardin e studentëve, që është, vlerësoi një katastrofë e përgjithshme. Po shkurtohen, nënvizoi, edhe mjetet për infrastrukturën shëndetësore.

VMRO-DPMNE ka dorëzuar mbi 200 amendamente për Propozim-buxhetin për vitin 2023.

Menjëherë më pas ka folur ministri i Financave Besimi, duke u përpjekur, siç tha, të japë shpjegime të hollësishme, ndërsa filloi me shpenzimet joproduktive.

“Furnizim të automjeteve planifikojmë më pak për 126 milionë denarë, për mobilie më pak 63 milionë denarë, për udhëtime dhe shpenzime ditore më pak për 78.7 milionë denarë”, theksoi Besimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close