LajmeMaqedoniTopLajm

Bogovinë: Fillon projekti gjashtë mujor për sensibilizimin e qytetarëve mbështetur nga IFES dhe qeveria Zvicerane

Në komunën e Bogovinës ka filluar projekti për sensibilizimin e qytetarëve, ngritjen e vetëdijes kolektive në trajtimin e mbeturinave. E gjithë kjo “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe realizohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES)” në Shkup, shkruan Top24.

Ky projekt ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kolektive në trajtimin e mbeturinave, mobilizimin e qytetarëve të Bogovinës, si dhe përmbushjen e premtimit nga ana e kryetarit të komunës, pjesë e kampanjës së tij parazgjedhore e “Agjendës së Gjelbërt”.

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka pritur në takim udhëheqësin e projektit Admir Shabani, koordinatorin Ylber Jahiu dhe dy mobilizatorët, studentë të Universitetit të Tetovës, Alba Jahija dhe Fjolla Jahiu.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close