BotaLajme

Për rindërtimin e Rripit të Gazës nevojiten më shumë se 50 miliardë dollarë

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore nevojiten më shumë se 50 miliardë dollarë për rindërtimin e Rripit të Gazës, enklavës së shkatërruar në luftën 15-muajshe ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Sipas vlerësimit të shpejtë të përkohshëm të dëmeve për rindërtim dhe rinovim të Rripit të Gazës nevojiten 53,2 miliardë dollarë në dhjetë vitet e ardhshme, përderisa në tre vitet e para do të duhet të sigurohen 20 miliardë dollarë.

Sipas IRDNA më shumë se 292.000 shtëpi në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar, 95 për qind e spitaleve janë jofunksionalë, përderisa ekonomia lokale është ulur për 83 për qind. Për riparimin e ndërtesave do të nevojiteshin 29,9 miliardë dollarë, përderisa 19,1 miliardë dollarë do të ishin të dedikuara për kompensim të humbjeve sociale dhe ekonomike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close