LajmeMaqedoniTopLajm

Për një vit administrata shtetërore do të zvogëlohet për 20 për qind!

Përcaktimi i qeverisë për zvogëlim të administratës për 20 për qind mbetet prioritet, tha zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytiqi, duke shtuar se do të punohet për të siguruar punë të papenguar të gjitha institucioneve qeveritare dhe organeve të administratës.

“Në pajtim me analizat që i kemi realizuar, është evidente se diku nevojitet forcim i kapaciteteve, siç janë inspektoratet, Ministria e mbrojtjes, MPB. Gjithsesi se mund të ketë përjashtime atje ku ka mbipunësim, por nevojitet edhe plotësim kadrovik atje ku ka nevojë. Ky do të jetë proces i gjatë, por në afat të shkurtër, për një vit ose një vit e gjysmë, do të zvogëlohet administrate për 20 për qind”, theksoi Bytyqi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close