LajmeShowbiz

Për Jul Dedën,Luiz Ejlli është një mosmirënjohës

Aktori i humorit Julian Deda ka qënë në kolltukun e TAR ku ka folur gjërë e gjatë për veten,projektet dhe planet.
Si shkodran që është nuk mund të mos fliste për Luizin pasi moderatori e pyeti.

Duke folur për angazhimet e tij politike,ai sqaroi se arsyeja pse zgjodhi të jetë në politikë është për të thënë disa të vërteta duke ‘përfituar’ që është edhe figurë publike dhe ka një audiencë që e ndjek.

“Edhe pas rezultatit të Shkodrës ti vazhdon të jesh opozitar,nuk ke menduar në një moment si gjithë bashkëqytetarët e tu,që ndryshuan bindje?”-pyet Eni

“Unë bindjet nuk i kam për ti shitur,nuk i kam në ankand”
“Si e latë Luiz Ejllin të iki nga gjiri demokratik?”-pyet sërisht Eni
“Ne nuk mbajmë njeri me zor,e para.Ti e quan pazar,ai e quan mirënjohje,unë e quaj standart i dyfishtë,që do të thotë se nëse ti i je mirënjohës një personi që të ka bërë nder,duhet ti jesh mirënjohës të gjithë personave që të kanë bërë në jetën tënde dhe duhet ta thuash këtë gjë .
Pra,nëse thua që une ia di për nder këtij se më ka futur në punë diku këtu,atëherë që ti të jesh i besueshëm duhet të thuash,po unë i jam mirënjohës këtij,por i jam mirëmjohës edhe personave të tjerë falë të cilëve isha në pozicione shumë të larta në Paris”-thotë Juli(dhe ju e dini për kë e ka).

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close