LajmeMaqedoniTopLajm

Për 10 ditë, mbi 500 mijë qytetarë të regjistruar

  1. Më shumë se gjysmë milion qytetarë janë regjistruar nga 5 -13 shtator. Deri më tani më shumë qytetarë janë regjistruar në Kumanovë, Manastir dhe Prilep.

Rezultatet e regjistrimit deri më 13 shtator 2021

Qytetarë – 512 457
Amvisëri – 158 519
Banesa – 212 464

Drejtori i Entit të Statistikave Apostoll Simovski, tha se janë kapërcyer të gjitha problemet teknike të cilat e penguan për 4 ditë me radhë procesin. Simovski tha se operacioni statistikor po zhvillohet me ritëm të shpejtë.

Do të më lejoni që edhe unë të falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive në operacionin tonë dhe janë ndihma jonë më e madhe dhe më e vlefshme në realizimin e së njëjtit… Dje regjistruam 93.235 persona, 29.491 amvisëri dhe 40.155 banesa. Këto janë me të vërtetë të dhëna të mrekullueshme, posaçërisht kur bëhet fjalë për ditë pune – tha Apostoll Simovski, Drejtori i Entit të Statistikave.

Simovski njoftoi se është shumë i vogël numri i qytetarëve të cilët nuk pranojnë të regjistrohen. Ai sqaroi se familjet që refuzojnë të regjistrohen, vizitohen disa herë nga regjistruesit .

Fushatë negative kishte dhe e kemi gjithë kohën, ajo nuk ndalon, ishim dëshmitar dje të deklaratës së një partie politike të dedikuar që të pengohet zbatimi i regjistrimit, por ajo që është punë e mirë se qytetarët nuk i nënshtrohen kësaj propagande. Vetë të dhënat e dëshmojnë këtë, kështu që nuk kemi nevojë të gjejmë mënyrë të tjera të tregojmë se qytetarët me të vërtetë aktivisht inkuadrohen – deklaroi Apostoll Simovski, Drejtori i Entit të Statistikave.

Regjistrimi i popullsisë rezidente dhe amvisërive filloi më 5 shtator dhe do të përfundojë më 30 shtator. Në vijim është edhe regjistrimi i diasporës, i cili ka filluar më 1 mars dhe po ashtu do të vazhdojë deri më 30 shtator. Për momentin në aplikacionin online të Entit të Statistikave janë regjistruar rreth 193 mijë mërgimtarë.

Mefail Ismaili

Related Articles

Back to top button
Close
Close