LajmeMaqedoniTopLajm

Adnan Azizi mirëpret “Trenin Europian”

Bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, euroambasadorin Dejvid Gir dhe drejtorin e NP Infrastruktura Hari Lokvenec, pritëm në vendin tonë trenin europian, i cili ka kaluar në 26 vende europiane në kuadër të ngjarjes globale “Connecting Europe Express”.

Ndjehem i nderuar që vendi ynë ishte pjesë e kësaj iniciative dedikuar Vitit Europian të Hekurudhave. Kjo dëshmon miqësinë tonë me Bashkimin Europian dhe shpresën se shumë shpejtë do të jemi anëtar i BE-së.

Linja hekurudhore është simbol i lidhjes tonë të shpejtë me vendet e rajonit dhe shtetet mike të Bashkimit Europian.

Shkroi ai në facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close