LajmeMaqedoniTopLajm

ASh: Përgjegjës për zjarrin tragjik në Tetovë janë Komuna, Spitali dhe inspektorët komunal

Aleanca për Shqiptarët ka dërguar kritika deri te udhëheqësia e Komunës së Tetovës dhe Spitalit Klinik të Tetovës, pasi siç thonë, ata janë përgjegjës kryesorë për zjarrin tragjik që shpërtheu në Spitalin modular dhe ku si pasojë vdiqën 14 persona.

Nga ASh-ja thonë se përgjegjësi duhet të mbajnë edhe inspektorët komunalë, pasi sipas tyre ata është dashur të kryejnë mbikëqyrjen e zbatimit të planit për mbrojtje nga zjarri.

“Jemi dëshmitarë se ditëve të kaluara po bëhen tentime të lloj-llojshme nga institucionet relevante për t’i ikur përgjegjësisë për djegien për së gjalli të 14 personave në Spitalin modular të Tetovës. Shihet qartë, sikurse edhe në shumë raste tjera, se po tentohet që në fund përgjegjësi mos të mbajë askush dhe fajtorët të ngelin pa emër. Siç e dini spitalet modulare në vend janë ndërtuar me hua nga Banka Botërore. Ne kemi parë dokumentacionin e tenderimit, ku ndër të tjerat shihet qartë se cilat institucione janë përgjegjëse për mbrojtjen nga zjarri dhe këto institucione janë Spitali i Tetovës dhe Komuna e Tetovës. Sipas pjesës së tretë të dokumentacionit të tenderimit – Plani i Monitorimit, parashihet që spitali modular të ketë Plan për mbrojtje nga zjarri dhe implementim të masave mbrojtëse. Është identifikuar se përgjegjës për këto plane dhe masa janë inspektorë komunalëdrejtori i spitalit dhe persona përgjegjës të punësuar në spital. Pasi komuna e Tetovës shpejtoi që të lajë duart nga përgjegjësia, së pari pyesim publikisht kryetaren e komunës së Tetovës: – A keni bërë inspektim për mbrojtje nga zjarri siç ka kërkuar procedura? Nëse jo, pse jo? Poashtu pyesim publikisht komunën, spitalin dhe të gjitha institucionet tjera relevante: – Përse në spitalin modular nuk ka patur alarme zjarri? – Përse në spitalin modular nuk ka patur asnjë pajisje për mbrojtje nga zjarri? – E dimë se kontraktues kryesor ka qenë firma Brako e partnerit tuaj të kahmotshëm Koço Angjushev. A ka patur nënkontraktues dhe cilët janë këta? Veçanërisht parashtrojmë pyetjen, kush ka bërë instalimet elektrike? – A është bërë mbikëqyrje dhe pranim teknik i objektit? Kush e ka bërë mbikëqyrjen?”, tha deputeti i ASh-së, Adnan Neziri.

Reagimin e kanë plotësuar edhe me një fotografi duke ia shoqëruar mbishkrimin: “Dokumentet e Bankës Botërore dëshmojnë shkeljet në Spitalin Modular në Tetovë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close