LajmeRajon

PDK-ja nuk lëshon pe: Jo koalicione parazgjedhore

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do të bëjë koalicione parazgjedhore me ndonjë parti tjetër politike në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Kështu tha zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

Mirëpo siç tha Bytyçi, PDK do të vazhdojë bashkëpunimin me partitë e vogla e që do të garojnë në listën e tyre.

“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë vetëm nën siglën dhe llogon e saj, PDK. Kjo nënkupton se ne nuk do të kemi marrëveshje me partitë tjera për ndonjë koalicion parazgjedhorë. Mirëpo, PDK do të vazhdojë bashkëpunimin me partitë e vogla që tradicionalisht kemi bashkëpunuar, e që do të garojnë në listën e PDK-së”, ka thënë për Telegrafin ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close