BotaLajme

Kryediplomati kinez: Nxitja e marrëdhënieve Kinë-Kanada përbën zgjedhjen e duhur historike

Faktet kanë vërtetuar që përmirësimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-Kanada u shërben interesave të përbashkët të të dy vendeve, mirëpriten nga të dy popujt dhe përbëjnë zgjedhjen e duhur historike, theksoi të martën ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi gjatë takimit me homologen e tij kanadeze Anita Anand në Manila të Filipineve.

Marrëdhëniet Kinë-Kanada kanë vazhduar të ecin në një drejtim pozitiv që nga fillimi i këtij viti, tha Wang, duke shtuar që, në gjysmën e parë të vitit, vëllimi i tregtisë dypalëshe u shtua me 16 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rritje prej 23.3 % të eksporteve kanadeze në Kinë. Ndërkohë, sipas tij, produktet bujqësore, si kanola dhe viçi, janë rikthyer në tregun kinez, ndërsa automjetet elektrike kineze kanë hyrë në tregun kanadez, duke ofruar më shumë alternativa cilësore për popujt e të dy vendeve.

Kryediplomati kinez shprehu gatishmërinë e Kinës për t’u përpjekur me Kanadanë për për të forcuar koordinimin në çështje shumëpalëshe, si qeverisja globale e inteligjenca artificiale, dhe për të trajtuar siç duhet dallimet dhe çështjet e ndjeshme

Anand tha nga ana e saj se marrëdhëniet me Kinën janë ndër lidhjet dypalëshe më të çmuara për Kanadanë.

Pala kanadeze i përmbahet me vendosmëri politikës së Një Kine dhe është e gatshme të intensifikojë më tej shkëmbimet e nivelit të lartë me palën kineze, të thellojë bashkëpunimin me leverdi së ndërsjellë në fusha të tilla si energjetika, tregtia, financat dhe lufta kundër narkotikëve, të promovojë shkëmbimet njerëzore e kulturore, të forcojë koordinimin shumëpalësh dhe të kapërcejë dallimet nëpërmjet dialogut, për të nxitur zhvillimin afatgjatë, të shëndetshëm e të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kanada-Kinë

Related Articles

Back to top button
Close
Close